Sport / sport

Struga TL does not let Vardar raise his head!

Struga Trim Lum has defeated Vardar in the trip with numbers 3:1, returning to victory again, që na mbanë në vetë kreun e tabelës. Ishte kjo fitorja e 10-të sezonale, që konfirmimin e morri vetëm pas 12 minutave të para, kur shënuam dy gola në rrjetën e vendasve.

Ishte Vangjel Zguro që hapi serinë e golave në këtë ndeshje, kur doli të jetë i saktë nga penaltia që në minutën e 6-të.

Nuk vonoi shumë dhe 6 minuta më pas, me anë të Hadis Tairit dyfishuam shifrat, duke bërë që në ato momente të jemi zotërinjtë e vërtetë në fushën e blertë në kompleksin pranë FFM-së, aty ku vazhdimisht nga tribunat dëgjoheshin sharje në adresë të futbollistëve tanë, por mbi të gjitha edhe ofendime në bazë nacionale.

Megjithatë falë profesionalizmit të lartë të futbollistëve tanë së bashku me stafin teknik, nuk erdhi deri te ndonjë incident, edhe pse brenda kësaj periudhe regjistruam disa kartonë të verdhë dhe shumë nervozizëm, sidomos në bankinën e skuadrës vendase, që reaguan pas festës së Vangjel Zguro, pasi i njëjti kishte shënuar golin e epërsisë.

Ndryshe pjesa e parë dhuroi edhe një gol tjetër, këtë herë për ekipin vendas, që shënuan nga pika e bardhë me anë të Milosaviq.

Kështu me shifrat 2:1, u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën skuadra jonë që nga fillimi morri kontrollin e lojës sërish, duke mos lejuar në asnjë moment kundërshtarin të vie në shprehje.

Vetëm pas tre minutave lojë në këtë pjesë, sulmuesi Bassirou Compaore ishte shumë pranë golit, mirëpo intervenimi i Gaçevskit, nuk lejoi gëzimin e sulmuesit tonë nga Burkina Faso.

Vetëm një minutë më pas, edhe mbrojtësi Mexhit Neziri tentoi të mposht Gaçevskin, mirëpo ky i fundit sërish doli fitues, duke bërë që në ato momente të luaj rolin e heroit te Vardari, pasi arriti që të ndalë edhe goditjet e rrezikshme në minutat në vijim të kapitenit Bunjamin Shabani, pas atij kombinimi të dyfishtë me Besmir Bojkun, por edhe të Vangjel Zguros nga goditja e dënimit.

Gjithë këto raste të njëpasnjëshme para portës së vendasve, ishin paralajmërim për golin e tretë, që erdhi në minutën e 62-të, e ku punën më të madhe e kreu kapiteni Shabani, i cili fillimisht doli fitues përballë dyshes mbrojtësve të Vardarit, që më pas të servojë një top për Compaore, që nuk e kishte të vështirë të shënojë për rezultat 3:1.

Compaore dy minuta pas golit të tij të parë në këtë ndeshje, kishte mundësinë të shënojë edhe një tjetër, mirëpo nuk ishte i vëmendshëm para portës së vendasve.

Pasuan disa zëvendësime nga të dyja palët, me Duron, që në këtë ndeshje provoi të luaj me një skemë pak më ndryshe nga herave tjera, kjo edhe për shkak mungesës së Besart Ibraimit në krye të sulmit, por edhe qendërmbrojtësit Sava Radiç, që vazhdon rikuperimin.

so, menjëherë para portierit Qoshevski, u reshtuan Neziri, Krivanjeva dhe Zguro, që kishte detyra më difenzive, ndërsa nga krahët funksionuan Maliqi dhe Hadis Tairi. Hogan Ukpa vepronte në qendër të mesfushës, i ndihmuar nga dyshja e palodhshme, Shabani dhe Bojku, ndërsa partner i Marjan Radeskit në vijën e sulmit ishte Compaore, i cili u gjind mirë edhe në këtë rol, pavarësisht se ndeshjeve tjera i njëjti provohej edhe si sulmues krahu.

Gjatë pjesës së dytë nuk munguan hapësirat edhe për Kasamin, Jahjën, Flamur Tairin dhe Jaroviç, i cili në 7 minutat e fundit të takimit udhëhoqi sulmin e skuadrës tonë.