HomeSport / sport

Struga TL – Makedonija Gj.P the main goal of the week

Stadiumi i qytetit në Strugë të dielën do të jetë nikoqire e kryendeshjes së javës së 23-të në ligën e parë të futbollit vendor mes Struga Trim Lum dhe Makedonija Gj.P. një sfidë mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat.

Vendasit me fitoren kundër FC Shkupit kanë krijuar një epërsi prej katër pikëve, dhe fitorja e së dielës do të sillte siguri edhe më të madhe në rrugëtimin drejt suksesit historik. Mesfushori Ard Kasami shprehet optimist se me angazhim maksimal pikët do të mbeten në Strugë

Vijmë pas një fitore me mjaftë peshë kundër ekipit të FC Shkupit. Ku kjo fitore na ka shërbyer shumë duke e ngritur atmosferën në skuadër dhe besimin tek të gjithë lojtarët. Na pret gjithashtu një ndeshje mjaftë e rëndësishme këtë fundjavë me ekipin e Makedonija Gj.P, ku jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje dhe besoj se nëse të gjithë lojtarët japin maksimumin dhe i kryejmë detyrat që na jep trajneri rezultati nuk do të mungoj. Dhe besoj shumë se edhe në kë jave tri pikët do të ngelin në Strugë” – deklaroi Ard Kasami.

Pas largimit të papritur të trajnerit Muharem Bajrami ende nuk dihet se cili nga trajnerët do ta drejtojë ekipin e Gjorçe Petrovit në Strugë.