HomeSport / sport

Struga in the final, is writing history

In the final of the Cup of North Macedonia, me 17 May, will face Struga Trim&Lum and Makedonija GJP. Në dy ndeshjet e gjysmëfinales që u zhvilluan sot, fitues dolën Struga Trim&Lum që mposhti Sileksin, dhe Makedonija GjP që mundi Shkëndijën me ekzekutimin e penaltive.

Në stadiumin e qytetit në Strugë skuadra vendase arriti suksesin më të madh në historinë e vet, duke u kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ekipi i Struga Trim & Lum në gjysmëfinale shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Sileksit, me një gol të vetëm që e shënoi Mexhit Neziri në minutën e 68.

Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale ndërmjet Shkëndijës dhe Makedonija GjP, fitues pas ekzekutimit të penaltive doli ekipi Makedonija GjP, e cila realizoi tre penalti, ndërsa Shkëndija vetëm dy. Në kohën e rregullt gjatë 90 minutave, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Liçina, ndërsa ekipi kuq e zi barazoi në minutën e 65 me golin e bullgarit Nasko Milev.

Ndeshja finale do të zhvillohet me 17 maj në Shkup.