HomeNEWS / news

The Struga Prosecutor's Office submits a lawsuit for 10 person / Learn the reason

Në Strugë akuza kundër dhjetë personave për mosrespektim të rregulloreve shëndetësore

Prokuroria Themelore Publike në Strugë dorëzoi në Gjykatën kompetente propozime për lëshimin e urdhrave penale kundër dhjetë personave, të akuzuar për veprën penale “mosveprim sipas rregulloreve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 paragraphs 1 of the Criminal Code.

“Për të gjithë të akuzuarit, Prokuroria në Strugë, i propozoi Gjykatës vendosjen e gjobave, duke përcaktuar masën e gjobave për 100 gjoba ditore, secila me vlerë prej 30 eurove në kundërvlerë me denarin”, thuhet në kumtesën pranë Prokurorisë Themelore Publike.

Të akuzuarit në ngjarje të ndara nuk ishin në pajtim me Vendimin për ndalimin dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, kështu që gjatë orës policore, ata lëviznin në këmbë ose me automjete në Strugës dhe rrethinë.