your denunciation / Your applicationHomeNEWS / news

Breaks competition for advancement of employees in Struga?

For reasons that are found serious violations in one of the competitions for the advancement of employees in the municipal administration, i njëjti është prishur. Inspektori administrativ dhe revizorët që qëndruan për disa javë në Komunën e Strugës, konstatuan shkelje të rënda në procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve. Janë konstatuar edhe falsifikime dokumentacioni, information VOX Struga. Përderisa revizorët po përgatisin Raportin dhe për ta mbyllur këtë temë serioze, krerët e komunës kanë vendosur ta prishin konkursin. also, punëtorët e avancuar, do të duhet ti kthejnë mjetet financiare të marra tepër gjatë periudhës që kanë qënë në pozita më të larta. VOX Struga mëson se janë përgatitur vendimet e reja për rikthim në pozitën e mëparshme dhe për ulje të rrogës sipas pozitës përkatëse të të avancuarve në mënyrë të kundërligjshme.
Si rezultat i kontrolleve nga inspektorët përkatës dhe pas shkeljeve të konstatuara është shkarkuar nga pozita e Sekretarit të Komunës së Strugës, Bashkim Podgorca, ndërsa në vend të tij është caktuar ish Sekretari dhe bashkëpunëtori i afërt i Ramiz Merkos, Zoran Gulicoski.
Ndërkaq Bashkim Podgorca është rikthyer në pozitën e mëparshme, Bashkëpunëtor i Lartë.
Në ditët e ardhshme pritet të përfundojë edhe raporti nga Revizioni në administratën komunale ku do të mund ti shohim të gjitha parregullsitë e konstatuara./VOX Struga/