HomeNEWS / newsThe town / city

The Government Plan after receiving powers to beaches!?

VOX Struga mëson nga burime pranë LSDM-së në pushtet se plani për marrjen e kompetencave për bregun e liqenit të Ohrit prej komunave përkatëse është serioz dhe do të shkojë deri në fund. Nuk do të ketë asnjë lloj sprapsjeje nga qëllimi final. E vetmja pjesë që po diskutohet për momentin është periudha kohore e zgjatjes së vendimit të ri.
Po diskutohet periudha kohore se sa do të zgjasë kjo çështje dhe se a do t’iu merren kompetencat komunave për 1 year, 3 quick, 5 vite apo për periudhë më të gjatë. Nuk duam të pengojmë as procesin e decentralizimit të pushtetit, që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e një shteti. Por kuptoni, kjo është e pashmangshme. Shkeljet e bëra na detyrojnë të marrim hapa të tilla derisa të rregullohet kjo çështje e rëndësishme” – shprehet për VOX Struga-n, një funksionar i lartë partiak i LSDM-së.

Plani i Qeverisë është që menjëherë pas marrjes së kompetencave, që pritet të ndodhë pas Zgjedhjeve Presidenciale të këtij viti, të lirohet bregu i liqenit nga objektet e paligjshme, prej fshatit Radozhdë e deri në Shën Naum. Të gjitha objektet e ndërtuara sipas ligjit aktual për koncesionet dhe që iu ka kaluar afati i koncesionit, do të duhet ta kthejnë vendin në gjendjen e mëparshme. Atyre do t’iu jepet afat që këtë ta bëjnë vet, ndërsa në rast se brenda afatit nuk lirohen hapësirat, atëherë këtë do ta bëjë kompani e kontraktuar nga Ministria e Transportit. Në këtë rast harxhimet e kësaj kompanie bashkë me taksë përkatëse do të paguhen nga ana e shfrytëzuesëve të deritanishëm të plazheve.

Tema e kompetencave të plazheve u aktualizua së fundmi pas reagimeve të shumta nga qytetarët, organizatat e ndryshme dhe partitë politike opozitare si pasojë e djegies së vazhdueshme të kallameve në bregun e liqenit. /VOX Struga /