your denunciation / Your applicationHomeNEWS / newsThe town / cityPeriphery / The environment

Who attacked administrator from Labunishti?!

Days earlier VOX Struga informed about a fight between employees in Struga. Sipas informatave tona viktima është një i punësuar nga Llabunishti me inicialet A.A dhe i afërt me deputetin e BDI-së, Agim Shaqirin.
Sulmuesi është familjar i një personi tjetër të punësuar në administratën komunale dhe i afërt me Kryetarin e Komunës, Ramiz Merko. Arsyeja e sulmit siç tregojnë burimet tona, ka të bëjë me legalizim të ndonjë objekti pa leje, për të cilin sulmuesi ka intervenuar dhe rrjedhimisht ka premtuar diku se përmes lidhjeve të tij në komunë do ta kryejë lëndën në afat të shpejtë kohor. Këtu ka ndërhyrë viktima, i punësuari të cilit i ka penguar kjo mënyrë e intervenimeve nga jashtë dhe ka reaguar. Kaq është dashur që sulmuesi ta godasë administratorin brenda objektit të komunës duke shkaktuar sulm në vendin e punës, që paraqet vepër penale. Zënka më pas ka vazhduar jashtë objektit, përpara Komunës së Strugës ku shumë kalimtarë janë tmerruar nga ajo që kanë parë.
otherwise, të dy pjesëmarrësit në konflikt, sulmuesi dhe viktima, janë anëtarë dhe aktivist të Ramiz Merkos.
Akoma nuk kemi konfirmim nëse rasti është paraqitur në polici, por personat që kanë ndërhyrë për ti qetësuar gjakrat, kanë sugjeruar viktimën që rastin ta heshtë dhe kjo zënkë mos merret vesh. Shumë grushte brenda komunës gjatë këtij mandati të Ramiz Merkos, i cili premtoi më shumë siguri për qytetarët./VOX Struga/