your denunciation / Your applicationHomeNEWS / news

Those who made a parade today, have rejected every proposal of mine for the reconstruction of Struga street – Qafasan

Syrija Rashidi

Rruga Strugë-Qafëthanë sikurse edhe rruga Shkup-Bllacë janë dy arteriet kryesore që lidhin RMV me shtetet si Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Bëhet fjalë për rrugë të cilat janë ndërtuar që në kohën e ish Jugosllavisë dhe që nga pavarësia e këtij vendi dhe deri më sot, asnjë lopatë asfalt nuk është shtruar në to.

Ndërkohë ka, hiç më pak se 10 vite që këto rrugë janë bërë tmerr për vozitësit dhe kalimtarët. Ka pesë vite që po bëjë betejë për rrugën Strugë-Qafëthanë, pa e lënë anash as atë të Bllacës duke akuzuar Kryeministrat e Qeverisë së RMV-së se këto rrugë qëllimisht lihen në këtë gjendje të mjerueshme për të penguar komunikimin e lirë të shqiptarëve në të dy anët e kufijve administrativ.

Në qershor të këtij viti, në pyetjen e parashtruar në seancën pyetje deputësh, kryeministri aktual premtoi se në gusht do të filloj rikonstruimi i kësaj rruge. Po duket se, për dallim nga paraardhësi i tij i cili vetëm premtonte, ky aktuali e mbajti fjalën. Do ta quaja një betejë të fituar më në fund. Dhe atë betejë me kryeministrat, aktual dhe paraprak, dhe jo me këta sharlatanë që sot po bëjnë sfilata të turpit nëpër Strugë. Ata do i mbaj mend vetëm për votat kundër në komisionin për financa dhe buxhet sa herë që kërkoja para për rikonstruimin e kësaj rruge.