HomeNEWS / newsThe town / cityPeriphery / The environment

Humanists who warmed hearts and tables 36 families Struga!

Nga tradita e Allahut në njerëzit është që t’i nënshtrohen njëri-tjetrit dhe nuk ka mundësi që të plotësohet lumturia e tyre përveç se nëpërmjet bashkëpunimit dhe lidhjeve miqësore mes tyre dhe nuk mundet të rregullohet jeta e tyre përveç se nëpërmjet përhapjes së dashurisë dhe butësisë mes tyre. Kur i forti sillet me butësi ndaj të dobëtit dhe kur shumica janë bamirës ndaj pakicës atëherë realizohet lumturia dhe dashuria kurse dëshpërimi dhe belat nuk vijnë vetëm se kur përhapet në mesin e njerëzve shkëputja e lidhjeve mes tyre dhe ia kthejnë shpinën njëri-tjetrit dhe nuk i intereson askujt për askënd po secilit i intereson vetëm se vetja dhe nuk ia jep të drejtat tjetrit.

Dy kusherinjë E.M dhe R.Ç ne kete dimer te ftohtë ngrohen zemrat dhe tryezat e 36 familjeve ne Strugë dhe rrethine.

Me një hadith të saktë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush ia lehtëson një hallexhiu në dynja, Zoti do ia lehtësoje atij hallet e botës tjetër. Kush ia lehtëson gjendjen nevojtarit, Zoti do t’ia lehtëson atij në dynja dhe ahiret. Kush ia mbulon të metat një muslimani në dynja, Zoti do ia mbulojë të metat në botën tjetër. Allahu është në ndihmën e robit, përderisa ky i fundit është në ndihmën e vëllaut të tij musliman”.