your denunciation / Your applicationHomeNEWS / news

Teachers Day, me 10 problems of education in Struga.

Urime Festën e 7 Marsit – Festa e Mësuesit, me 10 problems of education in Struga.

Në prag të Festës së 7 Marsit – Festën e Mësuesit, uroj të gjithë punonjësit e arsimit dhe të gjithë nxënësit, festofshit për jetë e mote, paçit suksese në punën dhe misionin tuaj fisnik, kurse ju nxënës të dashur mbani mend se dija dhe arsimimi i juaj, arritjet në jetë, janë dhurata më e mire për mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e juaj.

Shfrytëzoj rastin që në këto momente të Festës së 7 March, edhe një hërë të paraqes 10 problemet katastrofale që karakterizojnë arsimin në Strugë dhe rrethinë, me :

1) U.D. Drejtorë të zgjedhur në mënyrë joligjore, me konflikt interesi,

2) Shkolla ku më shumë bëhet politikë sesa mësim, ku më shumë mendohet për punësim të aktivistëve partiak, se sa për dije dhe interesa të nxënësve, pra politizim dhe partizim të skajshëm të procesit edukativ – arsimor,

3) Nxënës që mësojnë në shkolla pa Libra, në kundërshtim me ligjin,

4) Nxënës që qëndrojnë në shtëpi dhe zhvillojnë mësim On-line, në kundërshtim me ligjin dhe pa Vendim nga organet kompetente, për shkak se organet udhëheqëse luajnë Ping – Pong me përgjegjësitë e tyre,

5) Probleme me infrastrukturën shkollore, kushte mesjetare nëpër objektet shkollore, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, për shkak të mungesës së vizionit dhe programeve zhvillimore të arsimit nga kompetentët,

6) Aktivitete ndërtimore nëpër objekte arsimore pa asnjë plan dhe me procese manipuluese tenderimi, thjesht bëjnë biznes me punimet në kurriz të nevojave dhe kushteve nëpër shkolla për nxënësit,

7) Arsimtarë e profesorë që punojnë akoma pa rroge dhe pa status të rregulluar, duke luajtur me personalitetin dhe dinjitetin e tyre,

8)Arsimim dhe edukim parashkollor jo të plotë dhe të paorganizuar, in year 2023 – Shekulli i XXI, prindërit duhet të krijojnë lidhje tek Kryetari i Komunës dhe rrethi i tij i ngushtë, që të dërgojnë fëmijet e tyre në qerdhe,

9) Transport të nxënësve nëpër shkolla që shihet vetem si biznes dhe jo si shërbim ndaj nxënësve, e që tolerohet nga Kryetari i Komunës,

10) Të gjitha këto probleme sjellin në migrim të vazhdueshëm të nxënësve tanë, shprazje dhe mbyllje të klasave pa nxënës.

Build leather…?!

Lulzim Nasufi, – Strugë.