Homeculture / culture

Master, not me come in glass

prepared: Jamie Hajredini-

Struga, 4 October 2019

Occasionally I mingle with clergy and learn stories that arouse interest. today, si ditë e premte që është, m’u kujtua një bisedë mes një hoxhe dhe një besimtari (emri Sabri është i rastësishëm). 

Sabriu: good afternoon, efendi!

Hoxha: Urdhëro, Sabri!

Sabriu: Nuk do të vij më në xhami.

Hoxha: Po pse more Sabri, ç’qenke mërzitur?

Sabriu: Po shoh vetëm ligësi, efendi. Shoh e takoj njerëz me qëllime të këqija. Dëgjoj se si ju hoxhallarët shani njëri-tjetrin. Vërej se shumica e njerëzve që falen jo që nuk dinë arabisht por as shqip nuk merren vesh. Mendja e njerëzve është përqëndruar te thashethemet, celularët, portalet, interneti, kurbeti, interesi dhe te gjërat pa vlerë. Jemi keq, efendi.

Hoxha: Mirë, Sabri. Me të drejtë qenke zemëruar por ki durim edhe tri ditë e pastaj vendos. Për këto tri ditë do të jap një detyrë me përgjegjësi. Lexo për jetën dhe veprën e Naim Frashërit, mëso përmendsh poezinë “Atdheu” dhe ligjeratën para namazit, të së premtes që vjen, do ta mbash ti. Tema e ligjeratës do të jetë “Atdheu”.

Sabriu: Nuk jua prish dot, efendi. U tha u bë.

Iku Sabriu dhe për tri ditë humbi pa shenjë e pa dukë. Ai studionte Naim Frashërin, mësonte për jetën dhe veprën e tij, e lexonte disa herë në ditë poezinë “Atdheu” për ta mësuar përmendsh dhe punonte deri vonë për ta përgatitur ligjeratën e tij për ditën e premte, para namazit. Tri ditë në siklet Sabriu por dalëngadalë ia doli dhe para ditës së xhuma takohet me hoxhën.

Sabriu: Tungjatjeta, Master!

Hoxha: Mirë se erdhe, Sabri. , si të shkuan punët këto tri ditë?

Sabriu: Shumë mirë. Jam gati për ta mbajtur ligjeratën kushtuar atdheut dhe për ta recituar, përmendsh, poezinë “Atdheu”.

Hoxha: Më gëzove pa masë, o njeri i dashur!   

Para namazit të xhumasë, Sabriu foli me shumë dashuri për atdheun, dha shumë informacione për veprën dhe jetën e poetit të madh Naim Frashëri (apostullit të shqiptarizmës) dhe si bilbil e me shumë emocion recitoi poezinë “Atdheu”. U përlotën edhe njerëzit brenda xhamisë. Shumë ligjeratë e bukur! Të lumtë Sabri – ishin urimet e besimtarëve në faltore.

Pas faljes së namazit, hoxha falënderoi Sabriun dhe e ndaloi për të pirë një çaj bashkë.

Hoxha: Hë mo Sabri, për këto tri ditë dëgjove të shahen hoxhallarët me njëri-tjetrin, ke shikuar nëse dikush di apo nuk di shqip e arabisht, të lexojë a të mësojë?! Po thashetheme të tjera ke dëgjuar?

Sabriu: Already, efendi, këto tri ditë u mora me dytyrën që më dhe.

Hoxha: E shikon sa e thjeshtë është, Sabri? Mjafton të merremi me punët dhe detyrat tona; mjafton të mësojmë, punojmë e veprojmë drejt, për të mirën tonë, të familjes dhe shoqërisë dhe gjërat do të shkojnë mbarë e mirë. now, Sabri, bë si të ta dojë kokrra e qejfit!

Sabriu: E kuptova porosinë, efendi.