HomeNEWS / news

Diaspora for Struga reacts against quarries in Llabunisht, accuses government

When oligarchs ask what was promised, All state stands up against innocent people!

Kjo ndodh në fshatin Llabunisht këto ditë, kur Oligarku Rade nga kompania ILINDEN SHA, po merr drejtësinë në duart e veta dhe kërkon të implementojë atë që nëna parti, LSDM ia ka dhënë për meritat që ka në buxhetin partiak.

Në Llabunisht sëmundjet kancerogjene dhe sëmundjet e mushkërive janë shumëfishuar në krahasim me pjesën tjetër të rrethinës së Struges, si pasojë e biznesit vdekjeprurës për fshatrat dhe natyrën e bukur të malit Jabllanicë. Ky biznesi vdekjeprurës është pikërisht ai iguroreveqë mbush xhepat edhe të partive.

Në malin e Jabllanicës, mbi fshatin Llabunisht dhe fshatrat përreth, në vend që banorët për shkak të natyrës së bukur dhe pyjeve, të kenë shëndet të plotë dhe jetëgjatësi më të madhe, ndodh e kundërta. Aty ka vdekje dhe trishtim. Vdesin foshnja, child, nëna dhe baballarë nga sëmundjet e shumta të shpërndara nga deponitë që digjen dhe guroret që kanë rrethuar fshatin.

Oligarku i LSDM-së, Rade Ilindeni kërcënon me padi penale dhe u bën presion të vazhdueshëm llabunishtarëve që të mos e pengojnë aktivitetin e tij në dëm të banorëve. Atij po i prishet plani për të përfituar në kurriz të shëndetit të llabunishtarëve si dhe plani që Zoran Nasradini ia ka dhënë, për të shkatërruar atë tokë të bekuar.
Të këqiat e këtij klani nuk mbarojnë me kaq, pasi që edhe Ramis Pashai, ashtu si Esad Pasha, për një çik pushtet, ka nënshkruar Memorandumin vdekjeprurës për struganët. Ai ka nënshkruar që tokën e Spitalit t’ia falë Rade Ilindenit vetëm në këmbim të pushteti lokal. Kështu ka tradhëtuar edhe oligarkët e vet duke i lënë ata me gisht në gojë.
Tani të gjorët e kanë kuptuar, por është tepër vonë sepse Pashai po dorëzon kompetencat tek Qeveria Laramane, me qëllim që të realizohen planet e dakorduara më herët gjatë fushatës zgjedhore.
Duart larg nga pasuria e popullit!

Në fillim qytetin, tani Llabunishtin, po nesër kush do të dëmtohet?!
Ky dëm që po shkaktoni nuk është mirë as për shqiptarët, as për maqedonasit, as për muslimanët e as për të krishterët.

Diaspora for Struga