HomeNEWS / news

Blenard Sheji, Chairman of the Alliance youth in Struga

Assembly was held today of Struga Alliance Youth Forum. Në Kuvend janë zgjedhur Kryetari dhe strukturat tjera të forumit. Për kryetar është zgjedhur studenti i mjekësisë nga Veleshta, Blenard Sheji.

Blenard Sheji u zgjodh Kryetar i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët në Strugë, sot në Kuvendin Zgjedhor.
Blenardi është student në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa në krye të FRASHStrugë u zgjodh në mënyrë unanime nga të gjithë kuvendarët e pranishëm.
Të pranishëm në Kuvend përveç numrit të madh të të rinjve struganë, morën pjesë Kryetari i Akademisë Politike të Aleancës për Shqiptarët, i cili i shoqëruar nga Isak Lazami, Drejtor i Ndërmarrjes Komunale në Gostivar, bëjnë pjesë në grupin koordinues për kuvendet e rinisë në gjithë degët. Në emër të Kryetarit të Aleancës, Kuvendin e përshëndeti Remzi Mehmedi, Nënkryetar i ASH-së. Në cilësinë e nikoqirit Kuvendin e përshëndetën Kryetari i degës, Imer Imeri dhe Deputeti i zonës, Syrija Rashidi. Përveç Kryetarit, sot u zgjodhën edhe organet tjera drejtuese të FRASH – Struga. Suksese Blenard Sheji” – Alliance said in a notice of Albanians in Struga.

Blenard Sheji në krye të FRASH-it vjen në vend të Gojart Kabës i cili këtë detyrë e ka kryer që në themelimin e ASH-së, ndërsa më herët ka qënë Kryetar në forumin rinor të PDSH-së (RDSH) e më pas i LR-PDSH-së.

Gojart Kaba, kohë më parë është zgjedhur Nënkryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, krahë Imer Imerit./VOX Struga/