HomeNEWS / newsThe town / city

Believe it or not, Parking by the 2018 are collected only 3900 Euro!?

only 3900 Euros are collected by the Department of Parking in Struga “Eko – Struga”, during the year 2018. Të paktën kaq janë paraqitur në Raportin e kësaj ndërmarrjeje në Këshillin e Strugës. Nga ana tjetër janë harxhuar mbi 7100 euro, prej të cilave rreth 500 euro për lidhjen e energjisë elektrike, rreth 5300 euro për rroga dhe më interesantja mbi 700 euro kjo ndërmarrje ka paguar dënim në Drejtorinë për të Hyra Publike. Dënimi sipas informatave të VOX Strugas ka të bëjë me kontrollin e DAP-it dhe konstatimin e inspektorëve se Ndërmarrja punon pa dhënë kupona fiskalë.

Vitin 2018 Ndërmarrja “Eko – Struga” e ka mbyllur me humbje prej mbi 3 mijë eurosh, ndërsa kanë mbetur pa paguar edhe rroga prej rreth 3500 eurove.

Ndërmarrja e Parkingjeve dhe drejtori i saj, Armend Shaqiri, vazhdimisht kanë qënë cak i kritikave nga ana e subjekteve politike dhe qytetarëve në përgjithësi. Janë akuzuar se punojnë pa transparencë, se i po marrin para nga qytetarët dhe për të njëjtat nuk jepet llogari, se kanë punuar pa dokumentacion, se nuk dihet ku kanë shkuar paratë e gjëra të ngjajshme.

Edhe gjatë seancës së fundit të Këshillit këshilltarët kanë reaguar sepse nuk ka pasur asnjë përfaqësues nga “Eko – Struga” për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Diskutime dhe kritika për parkingjet ka pasur këshilltari i Aleancës për Shqiptarët, Jasmin Qazimoski, ndërsa me pyetje drejt Kryetarit të Komunës së Strugës është paraqitur edhe këshilltarja Rajmond Mahmudi. Gjithashtu dyshime dhe kritika për punën e parkingjeve kanë dhënë edhe këshilltarët e VMRODPMNE-së dhe LSDM-së.

/VOX Struga /