HomeLajme / ВестиRrethina / Околина

Livadhi / Atë që nuk e bën shteti e bën diaspora

Në Livadhi, prej disa ditësh po punohet në rregullimin e trotuareve në rrugën kryesore të fshatit. Punimet financohen nga ana e mërgimtarëve të Livadhisë, kryesisht nga Zvicra dhe Austria, ndërsa kontribut kanë dhënë banorët dhe bizneset e vendit.

Trotoari në fjalë, në të dyja anët duhej të rregullohet nga ana e pushtetit lokal, por edhe pse i nisur para tre viteve, ende nuk ka përfunduar, shkruan VOX Struga.

Të lodhur nga pritja e gjatë dhe degradimi i skajshëm i rrugës e të shtyrë në veçanti nga nevoja për siguri të fëmijeve që për çdo ditë shkojnë në shkollë, u mor inciativa për financim privat të këtij projekti.

Gjatë muajve të verës, poashtu me iniciativë të mërgimtarëve nga Zvicra dhe të mbështetur nga ato të SHBA-së dhe vendeve tjera, dhe banorëve të Lagjes së Epërme, u rregullua shtrati i lumit (Jazit) që kalon thuajse në tërë fshatin.

Atë që nuk e bën shteti, e bëjnë me forcat e veta banorët. Kjo gjë ndodh në shumicën e fshatrave, sidomos shqiptare.

Vlen të përmendet edhe kontributi i bizneseve dhe mjeshtërve të vetë fshatit Livadhi gjatë kryerjes së këtyre punimeve.

Aktualisht, punime po realizohen edhe tek Xhamia e fshatit Livadhi, ku po rregullohet oborri i saj./voxstruga.mk/