your denunciation / Your applicationHomeNEWS / news

ASH Struga accuses the Minister of Education: Merko's squad makes parades, schools in a catastrophic state

SFILATA E MINISTRIT PËR FOLKLOR POLITIK…!

Ditën e premte, 21.10.2022. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, kuadër i Universitetit të Merkos, not ,, suksesit ,, të tij që ka lënë shkollat në gjithë vendin pa libra për gati 55 ditë, së bashku me Kryetarin Merko, pasi që mbaruan me fasadën e objektit në Universitetin e tyre, zhvilluan sfilatë për folklor politik, gjoja Rekonstruim të Fasadës, dyshemeve dhe riparim të brendshëm të objektit të Shkollës Fillore ,, Miladinovci brothers ,, – Struga.

Veprimi i këtillë, i cili nesë realizohet është për tu përshëndetur, vjen fill pas denoncimit dhe paraqitjes faktike të Aleancës për Shqiptarët – Dega në Strugë, për gjendjen e infrastrukturës dhe objekteve shkollore komunale për arsim fillor dhe të mesëm në Strugë, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2022 / 2023.

Në bazë të situatës në teren për gati 20 vite pushtet të BDI –së dhe sjelljes së Kryetarit Merko, në këtë sferë kaq vitale për një popull – konstatim i përgjithshëm është se shkollat tona në Komunën e Strugës për fat të keq më SHUMË SHFRYTEZOHEN PËR POLITIKBËRJE, NEPOTIZËM DHE PUNËSIM TË KUADRIT POLITIK TË BDI – së, se sa për të edukur dhe arsimuar nxënësit, substancëntë ardhmen dhe fatin e një populli në përgjithësi.

Nuk jua sjellim të gjitha fotot të objekteve shkollore edhe një herë, sepse të gjitha janë të njëjta – asgjë nuk ka ndryshuar, por në këtë rast marim si shembull gjendjen në objektin e Shkollës Fillore të Frëngovës, ku për nevoja politike, në fushatë politike për zgjedhjet lokale, u nisë realizimi i fasadës së objektit sa për të marë votat, realizuan 50.00 m2 të fasadës, morën votat nga populli, punimet u ndërprenë, materiali qendron nëpër koridore të shkollës, nxënësit nuk kanë kushte elementare për mësim normal. Gjendja në objekt brenda është edhe më katstrofale. Gjendja e këtillë mbizotëron edhe në shumë Shkolla Fillore Komunale në Strugë. Rezultati nga kjo situatë – mungon motivi për punë i kuadrit arsimorë dhe dije tek nxënësit.

ASH – Strugë, mer obligimin që gjendjen e këtillë do ta ndryshoj rrënjësisht dhe përparësi do ti jepet substancës – nxënësit, punës profesionale dhe meritokracisë.

Dega e ASH -së – Strugë.