HomeNEWS / news

ASH: STOP the language of THREAT against citizens in the Municipality of Struga...!

Reagim nga ASH-Strugë

Doktor Ramiz Merkos pasi i ka dalur situata jashtë kontrollit në shumë drejtime, sidomos me qentë endacakë në qytetin e Strugës, në vend që të zgjidh situatën, ai bën të fortin dhe kërcënon qytetarët struganë dhe median lokale nga faqja zyrtare e Komunës. Gjuha e kërcënimit dhe dhunës psiqike në shekullin e XXI, në një shtet të NATO –s, dhe aspirues për anëtarësim në Bashkimin Europian, është e pa pranueshme dhe e dënueshme me të gjitha ligjet në vend dhe konventat ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e shprehjes së mendimit të lirë.

Doktor Merko nga paaftësia kronike që e ka treguar, po i sjell Strugës anarkinë dhe kaosin në shumë drejtime, vec pjesës së përfitimeve për rethin e ngushtë, minimumin cka duhet të bëjë është të realizoj premtimet dhe zotimet e notuara në ,, AGJENDËN JESHILE ,, se do të zerojë problemet me qentë endacakë.

Alliance for Albanians - Branch in Struga, do të jetë në vëzhgim të përditshëm të situatës së krijuar dhe do tju dalë në ndihmë dhe mbrojtje të gjithë qytetarëve që do të ndeshen me kërcënime dhe shantazhe nga klani Merko.


Ndali kërcënimet, përveshi mëngët dhe merru me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në Komunë: qentë endacak, ndriçimin publik, infrastrukturën e shkatërruar, administratë komunale që çdo ditë shfrytëzohet nga të punësuarit në konflikt interesi me ligjin, arsim të partizuar dhe të shkatërruar, sepse për atë keni marrë mandatin.

Ju zoti Ramiz Merko do ju gjykojë historia, si kryetarin që shpopulloi Strugën nga shqiptarët. Nëse vërtet doni ti bëni një të mirë struganëve, ikni sa më parë nga zyra juaj.

Dega e ASH –së, – Struga.