Home

Appeal for Unification of VLEN!

Appeal for Unification of VLEN – As a time imperative and necessity!

Since the elections passed and VLEN, arriti në një ndryshim të madh, si qytetar dhe pjesmarrës i ndryshimeve, besoj se edhe shumica e atyre që votuan për këtë ndryshim janë të mendimit dhe përkrahin idenë për bashkimin e të gjithë krerëve për të vazhduar proceset e nisura së bashku!

Ky unitet i formuar mendësisht, mendoj se duhet të finalizohet dhe konkretizohet prej Struge e deri në Kumanovë, dhe të vazhdojmë drejtë ndryshimeve për të cilat kemi nevojë.

Fatale do të ishte në çdo moment përçarja dhe “lufta” për t’u krekosur se kush dhe sa i fortë është, kur të gjithë i kanë drejtuar sytë nga VLEN-i dhe mezi presin në ndonjë gabim të vogël!

Bashkimi ose Unifikimi është mënyra e vetme e cila jo vetëm do të rriste besimin tek ata që besuan votën e tyre në forcën e VLEN-it, por do të ndihmonte në mosshpërndarjen e popullatës dhe shumë proceseve tjera të cilat janë lënë nën hije.

31.05.2024
Knock out Vinca

P.S Ky apel u drejtohet strukturave udhëheqëse dhe Krerëve të VLEN-it: Arben Taravari, Izet Mejhiti, Bilall Kasami, Bekim Sali dhe Bekim Qoku.