HomeNEWS / news

Appeal for help

Bamirësit Struganë kanë marrë përsipër ta ndihmojnë një grua e cila me vite të tëra ka qenë pre e dhunës fizike dhe psiqike nga ish-bashkëshorti.

Ne kemi filluar ti rregullojmë një dhomë me të gjitha kushtet e nevojshme për jetesë dhe rregullisht do e ndihmojmë me ushqim.

Momentalisht dhoma është një hapësirë e zbrazët dhe duhet të kompletohet me pllaka, laminat, kuzhinë, mobilje dhe elemente të banjës. Nëse dikush ka mundësi ti bashkohet iniciativës sonë është i mirëseardhur me çfarëdo ndihme që mundet të ofrojë. Të bëhemi bashkë dhe të mundësojmë që kjo grua nga sot e tutje të mos dhunohet.

Çdo njeri meriton një mundësi të dytë për jetë më të mirë!