HomeNEWS / news

Albrim Hoxha – Chairman of the Electoral Headquarters of the Alliance of Struga

Nga Albrim Hoxha

Rikthehem për të vazhduar atë që e nisëm 10 Years ago. Rikthehem në shtëpinë time, në shtëpinë e shumë aktivistëve të sinqertë. Kjo është shtëpia e vërtetë. Çdo gjë tjetër, mund të jetë vetëm shtëpi private e pak njerëzve, të cilët humbën lidhjen me realitetin e nuk shohin më shumë se hunda e tyre.

Ideologjikisht, jam aty ku isha. Opozitar. I njejti qëllim, e njejta ide, por motivi më i madh.

I shtyrë nga zhvillimet e fundit brenda Aleancës për Shqiptarët dhe tentimet për të devijuar qëllimin kryesor të themelimit të këtij subjekti politik, pranova t’i përgjigjem thirrjes së sinqertë të Arben Taravarit. Pranova për të çuar dhe një mesazh se kjo është rruga e drejtë, e ndershme dhe me plot dinjitet.

Prej sot, jam Kryetar i Shtabit Zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët në Strugē. Barrë shumë e rëndë, por nijetin e kemi të sinqertë dhe e dimë mirë se ku duam të arrijmë. Kjo e bën edhe më interesante këtë sfidë të re. Ia VLEN krejt sakrifica e botës për të arritur NDRYSHIMIN që veçmë ka nisur!