Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / Вести

ZERO transparencë nga Komuna e Strugës – Akuza nga Lulzim Nasufi

Këshilli miraton Llogarinë Vjetore të Komunës së Strugës për vitin 2022 – Transparenca e Komunës – ZERO.

Se kjo ndodhe në Komunën e Strugës, ju paraqes vetëm një fakt se grupi i Keshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët – Dega Strugë, ka parashtruar mbi 30 kërkesa në lidhje me Investimet, Kontratat e Zbatimit të Punimeve, Zbatuesit, Mbikqyrësit, për punimet të Infrastrukturës në Komunën e Strugës, Ndërmarrjet Publike Komunale dhe ASNJË PËRGJIGJE.

Marrim vetëm një shembull – Programin Vjetor për Regullimin e Tokës Ndërtimore për vitin 2022 dhe nga 6.500,000.00 Euro, që i ka paraparë Komuna e Strugës në këtë program për vitin 2022, ju vetë të Analizoni dhe të Vërtetoni se ajo çfarë ËSHTË PARAPARË, A ËSHTË REALIZUAR nga ky Program Vjetor nga Komuna e Strugës në krye me Ramis(z) Merkon.

Për këtë rast disa pyetje për Administratën e Komunës së Strugës dhe Merko :

1) Në program keni paraparë për Arnimin e Gropave në Qytet – 7.000.000.00 denarë, ose 115.000.00 €, cilat gropa i keni arnuar në qytet në vitin 2022?

2) Në program keni paraparë 1.200.000.00 denarë, ose 20.000.00 € për Rrethrotullimin në f. Misleshovë në rrugën magjistrale M-4, pse nuk e keni realizuar dhe ku janë harxhuar mjetet?

3) Në program keni paraparë 40.000.000.00 denarë, ose 650.000.00 € për Rekonstruimin e shëtitores së poshtme dhe të lartme të Lumit Drini i Zi, pse nuk e keni realizuar dhe ku i keni harxhuar mjetet?

4) Keni paraparë 12.000.000.00 denarë, ose 195.000.00 € për Rekonstruimin e rrugës “Marks Engels” nga rruga “J.N.A” ( rrethrotullimi tek stacioni policor I qytetit ) deri tek rruga “Risto Krle” – Strugë, pse nuk i realizuat dhe ku i përdorët këto mjete?

5) Keni ndarë mjete për Rikonstruim dhe ndërtimi e trotuareve në qytetin e Strugës – 10.000.000.00 denarë, ose 160.000.00 €, dhe cilat trotuare i keni ndërtuar në qytet në vitin 2022?

6) Në program keni paraparë 6.260.000.00 denarë, ose 102.000.00 € për Rekonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve në zonën Mini Servise, pse nuk e keni realizuar dhe ku janë harxhuar mjetet?

7) Në Program për pjesën e Kanalizimeve Fekale, atmosferike dhe Rrjetin e Ujësjellësit keni paraparë 79.500.000.00 denarë ose 920.000.00 €, ku keni ndërtuar Rrjet Kanalizimi, Rrjete fekale dhe atmosferike, dhe ku keni ndërtuar Rrjetet të ujësjellësit?

8)Keni paraparë 20.000.000.00 denarë, ose 325.000.00 €, për Rekonstruimin e rrugës “Proleterski Brigadi” rruga “15 Korpus” deri tek rrethrotullimi rruga “Partizanska” – Strugë, pse nuk i realizuat dhe ku i përdore këto mjete?

9) Në Program për pjesën e Ndriçimeve Publike, keni paraparë 6.000,000.00 denarë ose 98.000.00 €, ku keni ndërtuar Rrjetet e Ndriçimeve Publike në qytet dhe rrethinë?

Të vetmen pikë të programës që e keni realizuar është regullimi i ish objketit të shkollës fillore, të cilën e katandisët për vitë të tëra deri sa ishin nxënësit në atë objekt në kushte katastrofale, dhe ju për veten tuaj investuat paratë e qytetareve, plot 20.000.000.00 denarë ose rreth 320.000.00 Euro.

Pra është koha që Ramis(z) Merko të bëj transparencën e harxhimit e të hollave publike të Komunës së Strugës, dhe pas kaq vitesh STRUGA të ndërpresë tenderimin dhe kontraktimin e punimeve te infrastrukturës kryesisht nga 2 – 3 kompani të njëjta dhe supervizionin e punimeve publike pothuajse nga një Organ Mbikqyrës…!?

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02numQHoEcCg8ikEyzv4k6ogBQSp11ULRZMmpLsxXGv61DzcNVhtDJEXhDborhp6Syl&id=100082328655055&mibextid=Nif5oz