HomeLajme / ВестиSport / Спорт

Young Team dhe trajneri Seit Kreka kthehen me çmime nga Zagrebi!

Shkolla e futbollit Young Team shpallet ekipi më “Fair Play” në turneun e zhvilluar në Zagreb, “Kustosija Cup”. Young Team nga Struga garoi me ekipin e gjeneratës 2010, të cilët u duartrokitën gjatë nga publiku.
Gjithashtu, futbollisti i Young Team nga Struga, Emir Ferati u zgjodh golashënuesi më i mirë i turneut, me 8 gola të shënuar.

Djemtë e Shkollës së Futbollit Young Team dhe trajneri Seit Kreka po tregojnë suksese të jashtëzakonshme në futbollin vendor dhe ndërkombëtar. Shumë çmime dhe shumë trofe të fituar që nga themelimi i klubit.
Kjo tregon se Struga ka talente të këtij sporti dhe se e ardhmja e futbollit strugan do të jetë e ndritur.
Suksese!