HomeLajme / Вести

VOX Struga mëson / Ja cilat pozita i merr LSDM’ja në Komunën e Strugës

LSDM dhe BDI në pushtetin lokal në Strugë kanë arritur marrëveshje të re koalicionimi pas ndryshimeve të fundit në dy ndërmarrjet kryesore të qytetit, mëson VOX Struga nga burime brenda të dy partive.

Edhe pse u përfol për mosmarrëveshje mes dy partnerëve LSDM dhe BDI, megjithatë kryetarja e LSDM’së në Strugë i mohoi zërat dhe paralajmëroi qëndrim zyrtar në ditët e ardhshme.

Jozyrtarisht, LSDM në Strugë do të përfitojë Sekretarin e Komunës së Strugës, tre sektorë në administratën komunale, drejtorin e Eko Struga-s (parkingjet) dhe drejtorin në Çerdhen e Qytetit, shkruan VOX Struga.

Marrëveshja do të bëhet publike nê ditët e ardhshme./voxstruga.mk