HomeLajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / Околина

Uji në Strugë edhe për festë i pasigurtë për pije!?

Për shkak të rreshjeve të ditëve të fundit uji i pijshëm në Strugë është në gjendje të turbullt në masë mbi normalen e lejuar. Kështu siç njoftojnë nga Qendra për Shëndet Publik në Ohër, uji nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit dhe fshatrave të kyçura në të nuk është i sigurtë për pije.
Nga Qendra për Shëndet Publik duke u thirur në Rregulloren për ujë të pijshëm apelojnë që uji në këtë rajon, rreptësisht të mos përdoret për pije. Për këtë nga kjo qendër thonë se i kanë lajmëruar edhe organet përkatëse lokale, gjëgjësisht Komunën e Strugës dhe NP Proaqua-n, por asnjëra prej tyre deri tani nuk kanë dhënë njoftim zyrtar.

Burim informacioni: OhridPress