HomeRrethina / ОколинаSport / Спорт

Thirrje për përkrahje nga tifozët e Veleshtës

Ekipi i tifozëve të Klubit të Futbollit “Veleshta” ka bërë thirrje për futbolldashësit veleshtarë e jo vetëm, për ta përkrahur ekipin e tyre në ndeshjen e radhës ndaj Debërcës, përcjell VOX Struga.

“Veleshta për ne, ne për Veleshtën! Ekipi i zemrës ka nevojë te Dielën për përkrahjen tonë në ndeshjen kundër Debërcs andaj kur ekipi ka nevojë për ne, ne duhet të jemi aty. Ju ftojmë të gjithëve i madh e i vogël, ejani të Dielën ta përkrahim klubin tonë të zemrës për 90 minuta që të arkëtojmë tri pikë. Nisja behet të Dielën në ora 14:30 nga qendra Veleshtes” – thuhet në njoftimin e Ultras Shqiponjat nga Veleshta.