HomeLajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / Околина

Tërmet prej 2.7 ballësh në afërsi të Strugës

Një tërmet prej 2,7 ballësh ka dridhur Strugën dhe rrethinën, sot rreth orës 7 të mëngjesit, informon VOX Struga. Epiqendra e tërmetit ka qënë 3 kilometra larg fshatit Mesheishtë dhe 8 kilometra larg qendrës së qytetit të Strugës.
Edhe pse i vogël sipas shkallës së Rihterit, afërsia me epiqendrën e tërmetit bëri që të ndihet më shumë në fshatrat Koroshishtë, Trebenishtë, Gorencë, Volinë, Mesheishtë, Dollogozhdë, Livadhi dhe Bixhovë.
Ka qënë një lëkundje sa për ti zgjuar njerëzit nga gjumi, ndërsa pasoja dhe dëme materiale deri tani nuk janë paraqitur./VOX Struga/