HomeLajme / ВестиQyteti / Град

Strugë: Ndiqen penalisht tre zyrtar të N.P.”Pyjet e Maqedonisë” që pa leje kanë shitur 24 metra dru

Zyra e jashtme për punë kriminalistike Strugë ka ngritur padi penale kundër N.S.(49) nga fshati Paprandik i vogël, Dibër, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kundër M.A.(51) nga fshati Zhelinë, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale bashkëpjesëmarrje në lidhje me kryerjen e keqpërdorimit të detyrës, dhe kundër A.K.(23) nga fshati Veleshtë, Strugë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale falsifikim dokumentesh kontabiliteti, transmeton Almakos.

I padituri i parë, si referent në Ndërmarrjen Publike “Pyjet e Maqedonisë”- Stogovo, i ka mundësuar të paditurit të dytë që në mënyrë të paautorizuar t’ia lejoje 24 metra kub dru për ngroje, pas së cilës i padituri i tretë si udhëheqës i një firme private, edhe pse e ka ditur se sasia e caktuar e druve është bërë në formë të paligjshme ka dhënë leje për transport