HomeLajme / ВестиSport / Спорт

Hamza Zylali i KK “Drini” kampion mbarkombëtar në karate

Hamza Zylali Kampion Mbarkombëtar në Karat

Sot 28.nëntor.2018 në kryeqendrën shqiptare në Tiranë, në një atmosferë festive për nder të flamurit shqiptar, u zhvillua Kampionati i 19 Mbarkombëtar në Karate, për kadet, junior dhe Senior.
Morën pjesë rreth 200 sportistë nga të gjitha trojet shqiptare si: Shqipëria, Kosova, Unioni i Karatesë Shqiptare nga Maqedonia dhe Klubet Shqiptare nga Ulqini.
Në këtë ngjarje të madhe kombëtare mori pjesë dhe Unioni i Karatesë Shqiptare në Maqedoni.
Në këtë manifestim morën pjesë figura të rëndësishme të jetës sportive dhe politike por edhe ambasadori i Japonisë në Shqipëri. Fjalë rasti, gjatë hapjes së kampionatit, mbajti dhe kryetari i UKSHM z. Alim Hajredini.
Sportistët e UKSHM u stolisën me 4 medlje: një ari, dy të argjenta dhe një të bronztë.
Hamza Zylali (Drini) – Kadet -70 kg vendi 1
Kudret Ferizi (Rinia) – Junior -76 kg vendi 2
Nevrije Ismaili (Kushtrimi) – Junior +59 kg vendi 2
Muhamed Memeti (Rinia) – Senior -84 kg vendi 3
Hamza Zylali në stilin e një kampioni fitoj katër lufta sportive me rezultat të thellë (9:1, 10:1, 8:0 dhe finalen 6:1) dhe me plotë meritë u shpall Kampion Mbarkombetar në Karate.

Sportistët tanë në këtë kampionat i udhëhoqi trajneri Irfan Aliu dhe Shaban Murtishi. Ndërsa drejtësinë ndan edhe dy gjyqtarët e UKSHM Samir Saliu dhe Argjent Musliu.
Publikisht duam të faleminderojmë Kryetarin e komunës së Çairit z. Visar Ganiu, i cili bëri të mundur udhëtimin e sportistëve tanë në këtë kampionat.