HomeLajme / ВестиSport / Спорт

Struga me dy kampione në atletikë

Melisa Hajredini dhe Stina Hoxha, kampione në diciplinat e tyre!

Dje (24.09.2022) në Shkup u zhvillua Kupa e Maqedonisë së Veriut në Atletikë për U16.Klubi i Atletikës “Drini” u paraqit me katër sportistë, në disa diciplina.

Melisa Hajredini dhe Stina Hoxha të pandalshme në diciplinat e tyre.

Melisa kampione në hedhjen e shtizës ndërsa Stina Hoxha e pa konkurencë në kërcimin së larti.

Edhe Sara Alimi dhe Abdullah Zhuta, bënë një paraqitje të mirë.