Kuriozitete / Занимливости

Sot, dita më e shkurtër e vitit!

Solstici dimëror, 22 dhjetor 2023, Ora 4,27
Dita më e shkurtër e vitit (8 or; e 46 minuta)

Nga dita e sotme, 22 dhjetor 2023, ora 4:27, e deri më 20 mars 2024 do të dimërojmë. Duhet ta dini se dita e parë e kësaj stine të ftohtë nuk bie gjithmonë në të njëjtën ditë. Ekspertët theksojnë se ndryshimet diktohen nga gjatësia e vitit dhe momenti në të cilin ndodh solstici dimëror. Në gjysmërrúzullin tonë dielli do të jetë shumë ulët në horizont. Sonte do të kemi natën më të gjatë të vitit.

Dimri është sinonim i të ftohtit dhe borës. Dimri ha beharin, thonë, ndaj kujdes me furnizimet, ushqimet dhe paratë…
Zyrtarisht stina e dimrit zgjat 89 ditë, por i ftohti na ka ardhur shumë kohë më parë e nuk dihet sa mund të zgjasë…
Pra: Gjella me kripë e kripa me karar!

Dimërofshi me shëndet e gëzime!

Xhemi Hajredini

(Foto: Busti i Skënderbeut në dimër / Shën Mitër, Kozencë, Kalabri)