HomeLajme / ВестиQyteti / ГрадRrethina / Околина

Shpallet konkurs për Drejtor në “Ibrahim Temo”, por fituesi dihet?!

Shkolla e Mesme Komunale “Gjimnazi Dr. Ibrahim Temo”, para ca ditësh ka hapur konkurs për shpalljen e drejtorit të shkollës. Për momentin rolin e drejtorit e ushtron Besime Jonuzi, e cila në krye të këtij institucioni erdhi javë më parë pas një “rrokade” ku ish drejtori Shaban Useini u shkarkua nga “Ibrahim Temo” dhe u emërua zëvendës në “Niko Nestor”, ndërsa Besime Jonuzi nga “Niko Nestor” erdhi në krye të “Ibrahim Temos”.
VOX Struga nga burime brenda Komunës së Strugës mëson se tashmë është vendosur që besimi ti jepet përsëri Besime Jonuzit edhe pse akoma zgjat kokursi dhe nuk ka përfunduar afati për dorëzimin e aplikimeve.
Ardhja e Jonuzit në Ibrahim Temo ngjalli debat në opinion, por edhe vetë brenda instiucionit, pasi dyshohet se me emërimin e saj për Ushtrues Detyre nuk janë respektuar procedurat e nevojshme ligjore.
Këtë për VOX Struga e sqarojnë njohës të fushës, të cilët thonë se për tu emëruar dikush “ushtrues detyre”, duhet të jetë i punësuar për një kohë në institucionin e njëjtë, ndërsa Besime Jonuzi ka qënë e punësuar në institucion tjetër.
Gjithashtu shtrohet edhe një tjetër dilemë. A e meriton Besime Jonuzi këtë pozicion, duke e marrë parasysh se pak muaj më parë ajo u dënua pasi shkeli ligjin, duke përjashtuar nga puna pa kriter një të punësuar?!
Si pasojë e kësaj shkeljeje të saj, ajo u dënua me gjobë, por përveç saj u dënua edhe institucioni që ajo e drejtonte.
A është shembull i mirë për drejtor, personi që për inate personale politike shkeli ligjin dhe i shkaktoi humbje të madhe buxhetit të një institucioni arsimor, në një kohë kur çdo denarë nga buxheti i shkollave është i vlefshëm dhe i nevojshëm për mbijetesën e këtyre institucioneve!?

Besime Jonuzi është bashkëshorte e Zija Jonuzit, ish kandidat për deputet i PDSH-së, i cili për shkak të mbështetjes së dobët në opinion, mori shumë pak vota dhe nuk arrit të fitojë mandatin e deputetit. Në zgjedhjet e fundit lokale ai bashkë me anëtarët tjerë të PDSH-së u radhitën pas Ramiz Merkos dhe për këtë ky i fundit e shpërbleu me pozitën e Drejtorit, bashkëshorten e Jonuzit.
/VOX Struga/