HomeLajme / ВестиQyteti / Град

Shkeli ligjin, dënohet drejtoresha Besime Jonuzi!

Drejtoresha e Shkollës së Mesme “Gjimnazi Dr. Ibrahim Temo”, Besime Jonuzi është dënuar këto ditë për veprime antiligjore gjatë kryerjes së detyrës.
Dënimi i është shqiptuar për kohën kur ka qënë drejtore në Shkollën e Mesme “Niko Nestor”. Gjatë asaj kohe, drejtoresha Jonuzi, me urdhër politik ka larguar prej pune një të punësuar dhe e ka zëvendësuar me tjetër pa respektuar kurrfarë procedure. I gjithë ky veprim është cilësuar si hakmarrje politike, prandaj edhe pala e dëmtuar e ka paditur atë dhe ka kërkuar të drejtën përmes organeve gjyqësore, informon VOX Struga.
Gjykata, në të gjitha instancat i ka dhënë të drejtë palës së dëmtuar dhe e ka vlerësuar si të padrejtë dhe kundërligjshëm vendimin e drejtoreshës. Kështu me vendim gjyqi, pala e dëmtuar kthehet në vendin e punës, ndërsa për drejtorinë ka pasoja tjera.
VOX Struga mëson se për gjithë këtë veprim të papërgjegjshëm, me 50 mijë denarë është dënuar institucioni Shkolla e Mesme “Niko Nestor”, ndërsa me 450 Euro është dënuar drejtoresha Besime Jonuzi.
Përndryshe, Besime Jonuzi është bashkëshortja e Zija Jonuzit, njëri ndër bashkëpunëtorët e Menduh Thaçit dhe ish kandidat për deputet i PDSH-së, ku arriti të marrë një numër të vogël votash dhe nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit. Në zgjedhjet e fundit lokale, Jonuzi u pozicionua krahë Ramiz Merkos dhe për punën e tij u shpërblye mënjëherë, duke fituar postin e drejtoreshës së shkollës.
Pas disa muajsh në krye të “Niko Nestor”-it, Jonuzi u caktua drejtoreshë në “Ibrahim Temo” ku zëvendësoi Shaban Useini. Siç mëson VOX Struga, Useini nuk ka qënë “i dëgjueshëm”, sidomos në detyrat e dhëna nga ana e krerëve lokalë për largime nga puna dhe hakmarrje ndaj të punësuarëve, prandaj edhe u bë “rrokadë” pozicionesh duke e zëvendësuar me Jonuzin.
A do të vazhdojë hakmarrja politike e drejtoreshës së re të “Ibrahim Temos” ndaj të punësuarve, do duhet të presim!?

/VOX Struga/