Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / ВестиQyteti / Град

Sa respektohen punëtorët dhe si sillen pronarët e bizneseve në Strugë!?

“Punojmë në market nga 12 orë sepse ka shumë punë. Rrogën e kemi 12 mijë denarë, ndërsa sigurimi nuk na paguhet. Paratë që i bëjmë nga bakshishi, të gjitha i merr pronari” – shprehet punonjësja e revoltuar e një marketi të Strugës.

Ky është denoncimi dhe situata në të cilën kalojnë çdo ditë struganët. Se a mundet që me 12 mijë denarë ti mbulosh harxhimet mujore në familje, këtë llogari mund ta bëjë çdokush. Por kjo situatë e mjerueshme është një ndër faktorët e largimit të të rinjve jashtë vendit dhe ka zbrasur me qindra shtëpi në Strugë dhe në çdo vend tjetër.

Denonconi në VOX Struga të gjitha rastet ku vëreni shkelje të tilla të dinjitetit dhe të drejtave të punëtorit apo edhe raste kur edhe vetë jeni viktimë sjelljeve të tilla të pronarëve të bizneseve ku ju punoni.

/VOX Struga/