HomeLajme / Вести

Rritet numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga Kovid-19

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, në periudhën prej 8 deri më 14 mars, janë testuar gjithsej 22.625 materiale janë testuar në laboratorë ku zbatohet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS -CoV-2, me një rritje prej 7.3 për qind gjatë javës së kaluar. Janë regjistruar 5.456 raste të reja pozitive nga 34 qytete në vend, një rritje prej 22.2 përqindëve krahasuar me javën e kaluar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 2,708; 49,6 për qind), me një incidencë javore – 438,4/100,000. Incidenca më e lartë javore prej 809.6/100,000 u regjistrua në Demir Kapi.

Përqindja e pozitivitetit në periudhën e përmendur varion nga 19.4 në 27.4 përqind, ose mesatarisht prej 23.9 përqindëve, identike si javën e kaluar.

Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e përfaqësuar është mbi 60 vjeç (n = 1,434, 26,3 për qind). Një numër i madh i pacientëve regjistrohen edhe në grupmoshat nga 30 në 39 vjeç (n = 1,064; 19,5 për qind), nga 40 në 49 vjeç (n = 977; 17,9 për qind), nga 50 në 59 vjeç (n = 916; 16,8 për qind) dhe 20 deri në 29 vjeç (n = 698; 12.8 për qind). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës deri në nëntë vjeç (n = 116; 2.1 për qind) dhe nga 10 në 19 vjeç (n = 251; 4.6 për qind).

Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritmit të ri, me statusin “të shëruar”,jan ë 2.737 persona që u shtruan në spital ose u trajtuan në shtëpi që është një rënie prej 29.7 përqindëve krahasuar me javën e kaluar.

Janë raportuar 129 vdekje nga 21 qytete, që është 2.3 herë më shumë se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 110 persona ishin mbi 60 vjeç, 17 persona të moshës 50 deri 59 vjeç dhe dy persona në grupmoshën nga 40 deri në 49 vjeç.

Vaksinimi kundër Kovid-19 në vend filloi më 17 shkurt dhe përfundimisht me 15 marsin, janë vaksinuar gjithsej 5.061 punonjës shëndetësorë.

Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik mbi situatën me Kovid-19 për periudhën nga 8 deri më 14 mars, si dhe situata kumulative është publikuar në ueb faqen e Institutit të Shëndetit Publik.