Lajme / ВестиQyteti / Град

Qytetarët kërkojn zgjidhje urgjente për problemin e qenve endacak!

Prindërit e fëmijëve të moshës parashkollore dhe shkollore të Strugës i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që urgjentisht të marrin masa për ti dhënë zgjidhje problemit me qenët endacakë në qytet.

Qytetarët e Strugës janë të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe sidomos sigurinë e fëmijëve të tyre, frikë e shkaktuar nga qenët e pastrehë dhe nga ato pa kujdestar që lëvizin në tufë.

Këto skena më shpesh shihen në mëngjes kur njerëzit shkojnë në punë dhe kur fëmijët shkojnë në shkollë apo kopsht, por edhe në mbrëmje, kur ka pak lëvizje në rrugë, theksojnë qytetarët.

Qytetarët të cilët dërguan kërkesën e tyre në redaksin e Ohridnews , theksojnë se grupet e qenve endacak rrezikojnë sigurinë e të gjithëve, por sidomos të fëmijëve që shkojnë në shkollë të pashoqëruar nga një i rritur, si dhe të moshuarve të cilët nuk janë në gjendje të mbrojnë veten e tyre.

Si një destinacion turistik, qyteti i Strugës gjithashtu duhet të kujdeset për sigurinë edhe të turistëve që vizitojnë qytetin, theksojnë qytetarët.
Urgjenca e zgjidhjes së të këtij problemi vjen si mungesë e masave të pa marra nga autoritetet, ekziston mundësia që vet qytetarët lokalë mund të fillojnë të vënë helm, dhe kjo përveç se rrezikon jetën e kafshëve shtëpiake por është edhe qëndrim çnjerëzor ndaj qenve të rrugës, por edhe një rrezik tejet i madh edhe për fëmijët.

Kërkesa – është dërguar edhe në Komunën e  Strugës me shpresën se të njëjtit do të marrin masat e duhura për të zgjidhur problemin në fjalë.

burimi: OhridNews