HomeLajme / ВестиQyteti / Град

Pollozhani i replikon Shaqirit: A të duket zhvillim urban kur qendra e hedhurinave është 800 metra larg zemrës së qytetit!?

Shpëtim Pollozhani, veprimtari shqiptar i ka reaguar me një koment Drejtorit të Proaquas, Jeton Shaqiri, i cili arsyetoi vendimin e Komunës së Strugës për shndërrimin në njëkahëshe të rrugës kryesore të qytetit. Pollozhani ka qënë ndër më të zëshmit që kanë kundërshtuar këtë plan duke e quajtur si të rrezikshëm dhe të kundërligjshëm. Ja komenti i plotë i Pollozhanit, drejtuar Jeton Shaqirit, Drejtor i NP Proaqua.

“Jeton Shaqiri. Korsia është njëkahëshe. Asnjë turist nuk do ti bjerë Strugës nga M.Engels, rrugës së spitalit, deri tek unaza e liqenit.
Zhvillim urban të duken gypat e azbestit të ujësjellësit të qytetit, të cilët janë që nga viti 1960.
Zhvillim urban të duket ti qendra e hedhurinave, e cila është vetëm 800 metra largë nga zemra e qytetit.
Korsia për biçikleta mundeshte të vendoset, njëlloj sikurse në Ohër, por, rruga gjithsesi duhet të jetë dykahëshe. Është arterja kryesore e qytetit.
Le të më tregojnë ideatorët e këtij projekti, a mundem unë të shkoj me bicikletë nga liqeni, tek plazhi i femrave deri tek Gjimnazi Ibraim Temo. Jo, jo dhe jo. Ju më keq i keni ngatëruar adhuruesit e bicikletave.
Në këte qëndrim nuk ka kurgjë personale. Prisni sa të vijnë gurbetqarët dhe do të shihni se çka do të ndodhë me rrugën e spitalit në të cilën do të dyfishohet rrëmuja”- përfundon komentin veprimtari Shpëtim Pollozhani, përcjell VOX Struga.