Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / ВестиQyteti / Град

Po me Spitalin e Ri të Strugës ç’u bë?

Armend Reçi

Nese duam të shohim nivelin e një vendi, atë më mirë e pasqyron shëndetësia dhe arsimi.

Po flas vetëm për sektorin e shëndetësisë në Strugë, sepse fatkeqësisht qytetarët dita dites vetem se po shtojnë shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj shërbimeve shëndetësore që ofron Spitali i Përgjithshëm i Strugës.

Shkaku kryesor qëndron në infrastrukturën e dobet spitalore, që ndryshe përkthehet si mos investim dhe lënie pas dore nga ana e qeverisë (garniturë pas garniture), por neglizhencë totale edhe nga pushteti lokal duke mos ngritur zërin për nevojën e përmirësimit të këtyre kushteve, mos të flasim për marrjen e masave adekuate në mënyrë serioze për ndërtimin e spitalit të ri, gjë që tregon që nuk duan t’ja dinë për nevojat e qytetarëve.

Problem tjetër është deficiti i mjekëve nëpër specialitete të ndryshme si në repartin e kirurgjisë, pediatrisë, sëmundjeve të brendshme, etj. Duke marrë parasysh faktin që edhe personeli aktual i specializuar, ku disa nga ta janë drejt pensionimit, shto këtu trendin e mjekëve të rinj që vazhdimisht po largohen, sepse shpërfillen duke mos u zbatuar parimet e meritokracisë, shembull punësimi i një mjeku në bazë të librezës partiake, politizimi i skajshem i procesit të përzgjedhjes së specializantëve, rrogat e ulëta, kushtet e dobëta të punës, të gjitha këta përmblidhen me deficit kuadros dhe nisja e procesit të çfunksionimit të shërbimeve shëndetsorë dhe ulja e cilësisë së tyre, por gjithmonë jo për faj të mjëkeve të cilet meritojnë respekt të jashtëzakonshëm për punen e tyre të palodhshme, por që nuk shpërblehen proporcionalisht.

Problem tjetër madhor, borxhi publik i Spitalit po rritet, çka rezulton në problem me procesin e pagave të një pjese të personelit shëndetësor, kryesisht infermierëve, mjekëve të rinj, sidomos ata që janë pa vendim, duke i trajtuar mizorisht, kemi parë raste ku kjo pjesë në kohë fushate detyrohen të rikthehen në ‘ushtar’ partiak për të siguruar vendin e punës (edhe pse janë shkolluar me nder dhinjitet dhe e meritojnë).

Ky fenomen, jep edhe një efekt anësor, psh mua si student aktual i mjekësisë dhe si mjek i ardhshëm, a duhet të përgatitëm për punësim në këtë sistem katastrofik, që të torturon psiqikisht, apo të zgjedh Gjermaninë? (Pikëpyetje që sipas statistikave e kanë 7/10 student të mjekësisë)

Nëse nuk ka përmirësim, këtu shpresa do vdes njëherë e përgjithmonë sepse askush nuk dëshiron pasiguri për të ardhmën, qoftë mjekët për punësim/specializim, qoftë qytetarët do largohen sepse nuk rrijnë me një vend që i kaplon ankthi nga karcinoma e sistemit tonë shëndetësor.

Reflektoni më shpejtë, duheshte dje, bëjenj sot sepse nesër do jetë vonë!