HomeLajme / Вести

Pesë të infektuar tjerë nga Struga, 127 në gjithë vendin

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit janë realizuar 702 teste, nga ku janë regjistruar 127 raste të reja me Covid-19.

Edhe sot pjesa më e madhe e të infektuarëve vijnë nga kryeqendra, ku janë regjistruar gjithsejt 67 në infektuar, pastaj vijnë Shtipi me 33, Tetova me 10, Ohri me 6, Struga me 5, Koçani dhe Probishtipi me nga 2 dhe Dibra e Kumanova me nga 1 të infektuar, përcjell in7.

Gjithashtu sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 7 pacientë të rikuperuar, edhe atë në: Shkup-4, Tetovë-2, Gostivar-1.

Tre persona kanë humbur betejën me sëmundjen (një pacient 70-vjeçar nga Kumanova, i shtruar në spital në 4 qershor dhe dy nga Shkupi, një pacient 62-vjeçar, i shtruar në spital në 5 qershor dhe një pacient 78-vjeçar, i shtruar në spital më 2 qershor, që të dy të shruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile).

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 3152, numri i pacientëve të rikuperuar është 1653, numri i atyre që humbën betejën me Covid 19 është 156, kurse aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1343.

Pas përfundimit të anketave epidemiologjike, një nga rastet pozitive të regjistruar dje në Kumanovë është nga Shkupi. Prandaj, shpërndarja më e fundit sipas qyteteve është si më poshtë:
• Shkup 1332, aktiv 720
• Kumanovë 556, aktiv 139
• Dibër 53, aktive 2
• Shtip 207, aktiv 169
• Prilep 218, aktiv 27
• Tetovë 291, aktiv 127
• Strugë 103, aktive 30
• Veles 144, aktiv 30
• Manastir 30, aktiv 3
• Ohër 37, aktiv 20
• Kavadar 6, aktiv 1
• Gostivar 50, aktiv 28
• Gjevgjeli 6, aktiv 2
• Strumicë 5, aktive 2
• Kriva Palankë 7, aktive 1
• Radovish 4, aktiv 0
• Krushevë 3, aktiv 0
• Koçan 53, aktiv 22
• Probishtip 7, aktiv 5
• Demir Hisar 1, aktiv 0
• Makedonski Brod 2, aktiv 0
• Pehçevë 3, aktiv 0
• Berovë 2, aktiv 1
• Valandovë 3, aktiv 2
• Vinicë 3, aktiv 1
• Delçevë 1, aktiv 0
• Kratovë 3, aktiv 1
• Sveti Nikolë 3, aktiv 2
• Kërçovë 3, aktive 1
• Negotinë 16, aktiv 7 (* 9 persona nga PE Negotino janë banorë të Demir Kapija)