Denoncimi juaj / Ваша пријаваHomeLajme / ВестиQyteti / Град

Për plazhet e Strugës, këshilltarëve iu ofrohen para nga “shumica”!?

Këshilli i Komunës së Strugës sot për të dytën herë debatoj lidhur me plazhet e qytetit, gjegjësisht për dhënien në koncesion të atyre ekzistuese madje edhe duke krijuar të tjera. Meqë koalicioni me LSDM-në për momentin është lënë pezull pas dorëheqjes së Sonja Stojkoskës, që ishte personi i dytë në komunë, Merko dhe grupi i tij e kishin të vështirë ta kalojnë këtë pikë të rendit të ditës, dhe të njëjtën për herë të dytë e tërhoqen.
Për këtë arsye, njerëz të afërt të Merkos, familjarë dhe bashkëpunëtorë po kontaktojnë veç e veç këshilltarët e opozitës. Atyre iu ofrojnë shuma të majme parash dhe vende plazhi në kompensim të votës në Këshill. Tentimi për të joshur këshilltarët opozitarë është paraqitur në VOX Struga nga disa prej këshilltarëve, të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë që rastet ti paraqesin edhe në polici.