HomeLajme / Вести

Pas reagimit të Imerit, komuna vendos sinjalistikën tek rrethrrotullimi në Tegeriç

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Imer Imeri reagoi dje ndaj Komunës së Strugës për shkak të mungesës së sinjalistikës tek rrethrrotullimi i ri në hyrje të Teferiçit. Sipas tij, shkaku i mungesës së shenjave të komunikacionit, në atë vend kanë ndodhur edhe aksidente.

Ndërkaq, sot Komuna e Strugës e shtyrë nga reagimi i kreut të opozitës në Strugë, ka vendosur shenjat e nevojshme tek rrethrrotullimi.