HomeLajme / Вести

Para një jave e akuzoi për sjellje skandaloze, sot e viziton në zyrë

Vetëm pak ditë pasi publikisht e akuzoi Kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merkon si njëra nga pengesat e mas marrjes së datës për fillimin e bisedimieve me BE-në, Ambasadori francez Kristian Timonie ka vizituar Komunën e Strugës.

Nga Komuna e Strugës thonë se ambasadori Timonie ka demantuar lajmet që qarkulluan ditë më parë, madje edhe e ka përgëzuar Merkon për punë e deritanishme në krye të Komunës së Strugës.

“Mes tjerash në takim u diskutua shumë për shpekulimet e shumta nëpër media dhe portale për djegien e kallamit , uzurpimin e plazheve dhe ndërtimeve joligjore. Kryetari Merko edhe njëherë u shpreh se në Strugë nuk ka ndërtime joligjore në bregun e liqenit të Ohrit dhe se nuk do të ketë kurrë të tilla. Ambasadori Timonie u shpreh se ishte i bindur në punën e kryetarit Merko dhe se shpresonte se do të bashkëpunonin në të ardhmen në sferën e turizmit dhe arsimit, meqënëse të dy palet kishin interese të përbashkëta” – thuhet në kumtesën e Komunës së Strugës.

“Ju jeni kryetari më bindës” – i ka thënë ambasadori Timonie, kreut të Strugës Ramiz Merko, njoftojnë nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Komunës së Strugës.

Përndryshe, gjatë javës së kaluar në një aktivitet, në pyetjët e gazetarëve për marrjen e datës për fillimin e negocuiatave, Timonie u përgjigj shumë ashpër dhe pa doreza, duke e vënë si arsye pikërisht edhe punë e Ramiz Merkos, për të cilin thoshte se sillet në mënyrë skandaloze, përcjell in7.

“Pse insistoni për atë datë? Keni shumë probleme. Në Strugë Kryetari i Komunës sillet në mënyrë skandaloze. UNESKO do t’ia marë statusin e Liqenit të Ohrit. Keni aq shumë korrupsion, ndërrohen drejtorë të shkollave në mënyrë diletanteske. Është marrëzi të të kërkoni datë për negociata në këtë periudhë. Keni shumë probleme, duhet të punoni ende shumë që të jeni të gatshëm për datë. Për mua është i çuditshëm obsesioni juaj me datën! Ne nuk duhet t’u lëmë të izoluar pa rrugë në BE, por nuk duhet as të shikojmë mes gishtave”- thoshte Timonie pak ditë më parë.

Kreu I Strugës shpeshherë është akuzuar se lejon ndërtimet pa leje dhe uzurpimin e pronës publike, ndërsa si më skandaloze konsiderohej tallja e tij para mediave me automjetin e blerë prej rreth 70 mijë eurove, në kohën kur komuna që drejton ai është e zhytur në borxhe./in7.tv/