Denoncimi juaj / Ваша пријаваHome

Pa Ramiz kapedanin, “zjarri” do të mbetet i lokalizuar dhe i rrezikuar për t’u fikur

Nga Bekim Qoku

Fraksioni i BDI-së me emrin parodik “Grupi i zjarrit” ka një mangësi të madhe dhe kjo mangësi quhet Ramiz Merko. Pa Ramiz kapedanin, “zjarri” do të mbetet i lokalizuar dhe i rrezikuar për t’u fikur.

Ndërkaq parimi i Ali Ahmetit dhe Artan Grubit se BDI duhet të pastrohet nga figurat e vjetra dhe të korruptuara çalon pikërisht në faktin se po mbajnë në gjirin e tyre një nga figurat më të korruptuara dhe me të amoralshme, Ramiz Merkon.

E habitshme se si fshihet ky fakt kaq i rëndësishëm në BDI dhe çarjen që po i ndodh.

Një tjetër rrafsh ku Ramizi do të duhej të bënte telash të madh, por ja që nuk po bën, është koalicioni i BDI-së së Artan Grubit me ASH. Se si do ta kamuflojë dhe kapërdijë ASH raportin e tendosur deri armiqësor me Ramizin, do t’i lihet me sa duket një PR të sofistikuar dhe një shoqërie civile të kalbur.