HomeLajme / ВестиQyteti / Град

Numra rekord të të infektuarve – Publikohet raporti i ditës nga koronavirusi në vend

Regjistrohen 1.293 raste të reja me Kovid-19, 24 të vdekur, 339 pacientë të shëruar

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 4.094 teste, ndërsa janë regjistruar 1.293 raste të reja me Kovid-19 në : Shkup – 626, Prilep – 88, Veles – 60, Gostivar, Kavadar dhe Manastir – nga 48, Tetovë – 46, Shtip – 41, Negotinë – 36, Ohër – 34, Strumicë – 33, Kumanovë – 28, Koçan – 23, Radovish – 18, Gjevgjeli – 17, Probishtip – 12, Vallandovë dhe Demir Kapija – nga 11, Kërçovë – 10, Dellçevë – 9, Strugë, Kriva Pallanka dhe Berovë – nga 8, Krushevë – 6, Resnjë – 5, Bogdanci – 4, Sveti Nikollë – 3, Dibër, Vinica, Pehçevë dhe Dojran – nga 1.

Janë regjistruar gjithsej 24 të vdekur, të moshës prej 49 deri 90 vjet edhe atë: 14 pacientë nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe nga një nga Kumanova, Manastiri, Koçani, Negotina, Radovishi, Berova, Bogdanci dhe Pehçeva. Njëzetë e tre pacientë kanë ndërruar jetë në spital, përderisa një person ka ndërruar jetë në shtëpi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Janë regjistruar 339 pacientë të shëruar nga: Shkupi – 220, Prilep – 25, Gjevgjelia – 14, Tetova dhe Velesi – nga 9, Kumanova – 8, Gostivari – 7, Strumica – 6, Kriva Pallanka dhe Bogdanci – nga 5, Shtipi dhe Manastiri – nga 4, Kërçova, Berova dhe Demir Hisari – nga 3, Kavadari, Koçani, Probishtipi dhe Vinica – nga 2, Ohri, Negotina, Sveti Nikolla, Resnja, Radovishi dhe Kratova – nga 1.

Janë bërë 4.094 teste përmes: ISHP-978, QSHP Shkup-55, QSHP Manastir-97, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-2, Mjekësia Ligjore-4, Pulmonologji me Alergologji-5, Klinika “Zhan Mitrev” -177, Avicena-330 , Biotek-374, Sistina-349, laboratori Laor-318, Sinlab-88, Remedika-36, ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 1,281.

Deri më tani në vendin tonë janë bërë gjithsej 575.162 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 115.222, numri i pacientëve të shëruar është 99.015, numri i të vdekurve është 3.388 dhe numri i rasteve aktive është 12.819.

Sipas analizave epidemiologjike për momentin, shpërndarja nëpër qytete është si në vijim:

Shkup 51.090, aktivë 6.333 Prilep 6.254, aktivë 866 Kumanovë 6.058, aktivë 437 Tetovë 5.863, aktivë 396 Gostivar 4.137, aktivë 333 Kavadar 3.954, aktivë 684 Shtip 3.885, aktivë 228 Veles 3.842, aktivë 365 Manastir 3.802, aktivë 364 Ohri 3.655, aktivë 488 Strumicë 2.962, aktivë 232 Strugë 2.538, aktivë 169 Koçan 2.014, aktivë 170 Kërçovë 1.845, aktivë 64 Negotinë 1.654, aktivë 437 Gjevgjeli 1.532, aktivë 300 Sveti Nikollë 1.156, aktivë 43 Kriva Palankë 989, aktivë 136 Resnjë 899, aktivë 100 Dibër 807, aktivë 13 Radovish 802, aktivë 58 Dellçevë 780, aktivë 58 Berovë 721, aktivë 70 Probishtip 609, aktivë 56 Vinicë 543, aktiv 22 Vallandovë 428, aktivë 56 Krushevë 387, aktivë 119 Bogdanci 350, aktivë 63 Kratovë 303, aktivë 22 Demir Hisar 303, aktivë 38 Demir Kapi 302, aktivë 69 Makedonski Brod 261, aktivë 9 Pehçevë 201, aktivë 13 Makedonska Kamenica 194, aktivë 2 Dojran 102, aktivë 6.