HomeLajme / Вести

Nuk ka naftë për ngrohje – nuk zhvillohet mësimi në Livadhi

Të premten e kaluar dhe sot, në Livadhi nuk është zhvilluar procesi mësimor për shkak të mungesës së naftës për ngrohjen qendrore.

Sipas informacioneve të VOX Struga, ditën e sotme nxënësit kanë shkuar në shkollë dhe kanë qëndruar rreth 20 minuta. Më pas janë larguar për në shtëpi, për shkak të temperaturave të ulëta mëngjesin e sotëm.

Situatë e ngjashme është paraqitur edhe të premten e kaluar, ndërsa nuk dihet se si do të vazhdojë ky proces nëse edhe në ditët e ardhshme do të ketë temperatura të ulëta.

Mësimi në Shkollën Fillore “Aki Dika” në Livadhi zhvillohet me një ndërrim, vetëm paradite./voxstruga.mk