Lajme / ВестиRrethina / Околина

Në Vevçan, është bërë prishja e rendit dhe qetësisë publike!

Më 17 Nëntor të këtij viti rreth orës 03, para nje objekti hotelerik në fshatin Vevçan, është bërë prishja e rendit dhe qetësisë publike, me rrahje në të cilën kane marre pjese T.P.(28), D.K. (35) dhe A.B.K. (28) nga njëra anë dhe një grup i të miturve nga ana tjetër, të gjithë nga Vevçani.
Stacioni i policisë së Veleshtës merr masa për të identifikuar plotësisht grupin e të miturve, pas së cilës do të do të ngrihen paditë e duhura .

Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Mbrendëshme Ohër

Merlina Islami