Sport / Спорт

Në Strugë dhe Strumicë përcaktohet “kampioni vjeshtor”

Fitorja në ndeshjen e mbetur kundër Voska Sport, ngjiti ekipin e Struga Trim Lum në krye të tabelës. Struganët dëshirojnë që si lider të tabelës ta përmbyllin sezonin vjeshtor. Kjo duhet të dëshmohet në terrenin vendas kundër Bregalnicës nga Shtipi.

“Na pret një ndeshje me Bregallnicën, një kundërshtar mjaft i fortë. Dihet që neve na nevojiten patjetër tre pikët, dihet se me ato tre pikë shpallemi kampion vjeshtor dhe ky është pikësynimi jonë. Shpresojmë që t’ia dalim me sukses pasi jemi përgatitur për këto dy ditë për ndeshjen me Bregallnicën dhe shpresoj që do t`i marrim tre pikët e radhës dhe do të shpallemi kampion vjeshtor”, thotë Flamur Tairi, kapiten i Struga TL.

Të gjitha ndeshjet e së dielës fillojnë në ora 13:00.

Java e 18-të

Të dielën , më 10.12.2023

AP Brera – FC Shkupi,

Shkëndija – Sileksi,

Struga Trim Lum – Bregallnica,

Vardari – Tikveshi,

Voska Sport – Rabotniçki

Tabela: 1. Struga Trim Lum 36 pikë, 2 FC Shkupi 35, 3.Shkëndija 32, 4. Sileksi 27., 5.Rabotniçki 23, 6.Tikveshi 22, 7.Gostivari 21, 8.AP Brera 20, 9.Makedonija Gj.P 18, 10.Bregallnica 17, 11. Voska Sport 17, 12. Vardari 14 pikë.