HomeLajme / ВестиRrethina / Околина

Në disa vendbanime të Strugës, sot nuk mblidhen mbeturinat!

Në shumicën e vendbanimeve të Komunës së Strugës, dita e Diel është dita kur grumbullohen mbeturinat nga ana e Ndërmarrjes Komunale apo edhe nga kompani të kontraktuara prej saj për këtë qëllim.
Gjatë ditës së sotme do të ketë përjashtim për shumë vendbanime për shkak të terrenit të vështirë tek deponia e qytetit si dhe për shkak të rrugëve të papastruara dhe të rrëshqitshme.
Sipas informatave tona, gjatë mbrëmjes së kaluar janë grumbulluar mbeturinat në disa pjesë të qytetit, ndërsa në pjesën dërmuese të fshatrave kjo nuk do të bëhet. Nëse situata do të përmirësohet, mbeturinat do të mblidhen brenda javës.
/VOX Struga/