HomeLajme / ВестиRrethina / Околина

Ndershmëri, transparencë dhe denoncim i korrupsionit, që rinia të mos largohet!

Kandidati për kryetar komune nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Idri Istrefi, sot filloi aktivitetet zgjedhore me fushatën derë më derë, nga fshati Dobovjan.

“Ajo që ne premtojmë, është ndershmëria, transparenca dhe denoncimi i korrupsionit. Vetëm kështu mund të japim shpresë te rinia, që ajo ta konsiderojë jetesën këtu”, ka shkruar Idri Istrefi mbi video materialin e përgatitur nga vizita e tij në fshatin Dobovjan.