Kuriozitete / Занимливости

“Mollët qëroji, dardhët numëroji” – a e dini pse njerëzit e thonë këtë shprehje?

Dardha është një bimë nga familja Rosaceae, frutat e së cilës përdorën për ushqim. Kjo bimë rritet në pjesë të ndryshme të Evropës, Azisë dhe Afrikës. Dardha jeton rreth 300 vjet. Ngrënia e frutave të dardhës ndikon në përmirësimin e shëndetit të njeriut.

Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E, përmban bakër dhe kalium si dhe antioksidantë. Konsumohet së bashku me cipën e jashtme. Një fjalë e urtë popullore shqiptare thotë: “Mollët qëroji, dardhët numëroji”. Konsumi i dardhës ul sasinë e sheqerit në gjak si dhe ndihmon ne mirëmbajtjen e peshës trupore

Frutat e dardhës kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve të cilat mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikalëve të lirë. Një ushqim me dardhë mban të ulët sasinë e sheqerit në gjak si dhe përmbajtja e lartë e fibrës ndikon për të ulur peshën trupore. Ndihmon për të ulur presionin e gjakut dhe ul kolesterolin.

Lufton problemet e tretjes – Pirja e lëngut të dardhës ndihmon gjithashtu edhe në lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës. Shërben veçanërisht kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. Lëngu i dardhës ndihmon gjithashtu për qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Lufton osteoporozën – Dardhët përmbajnë nivele të larta të mineralit të borit. Bori ndihmon për të mbajtur kalciumin e kockave.
Anti-alergjike – Dardha shpesh nga mjekët rekomandohet si një ushqim anti-alergjik. Një dietë tillë me lëng dardhe rekomandohet veçanërisht për ushqimin e fëmijëve. Aftësitë kuruese të dardhës janë: Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

Dardhat janë një frut shumë i pasur më fibra. Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, rruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, ndërsa fibrat janë të ndërlidhura edhe me rrezikun e reduktuar të kancerit të gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Dardhat janë burim i një vargu të tërë të vitaminave, C, K, B2, B3 dhe B6. Për gratë shtatzëna apo nënat që janë me fëmijë në gji, është e dobishme informata se dardhat përmbajnë acid folik. Sa i përket mineraleve, dardhat përmbajnë kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan.

Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën mrekulli për imunitetin tuaj. Dardhat përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit tonë për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv, kur bëhet fjalë për osteoporozën.

BURIMI