HomeSport / Спорт

Mexhit Neziri firmos kontratë 18 mujore me Struga Trim Lum

Struga Trim Lum 10-të ditë para fillimit të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionait në radhët e veta ka sjell një super mbrojtës. Bëhet fjalë për 32 vjeçarin Mexhit Meziri i cili deri më tani ka qenë pjesë e Shkëndijës kua ka fituar dy tituj të kampionit,dhe një superkup,ka 134 ndeshje në kampionat, 8 në Kupë dhe 13 në Kupat e Evropës. Me Renovën ka lujtuar 124 ndeshje kampionale, ndërsa jashtë vendit ka luajtur në Dacia dhe Ventspils.

Neziri me liderin në tabelën e klasifikimit ka  firmos kontratë 18 mujore me  kushte  të volistshme. Pas arritjes  së marrëveshjes  me ekipin strugan, tanimë futbollisti  i ri  i  Struga Trim Lum dekaroi:

“ Ndihem krenar  që sërish jam një skuadër të madhe  e cila  fuqishëm rrugëton drejt titullit kampion  të Maqedonisë së Vriut. Unë premtoj se  do të  bëjë çmos  që të jem  titular në ekipin strugan  dhe  do të jape më të mirën time që të arrijmë  pretendimet e  drejtuesve  të klubit. Faliminderit  për besimin  pronarëve të kl;ubit dhe stafit teknik  .

Struga Trim Lum në pjesë vjeshtore  ka zhviluara 17 ndeshje  dhe ka shënuar 11 fitore, 4 barazime, 2 humbje  dhe ka grumbulluar 37 pikë./KlanMacedonia

Përgatiti: Shaban Sinani